Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gara në PD, kur mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri/ Demokrati zbulon afatet
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ka zbuluar se kur pritet të zhvillohet Kuvendi i PD-së, duke bërë të ditur edhe afatet ligjore të brendshme të partisë. Hoxha u shpreh se në muajin prill përfundon mandati katërvjeçar i kryetarit, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PD-së, ndaj brenda këtij muaji do të zhvillohen zgjedhjet e reja në parti. Ai theksoi se Sali Berisha e ka konfirmuar pjesëmarrjen në garë. “Në prill është e sigurt se mbarojnë afatet si për kryetarin, ashtu edhe për Këshillin Kombëtar dhe për Kryesinë e Partisë Demokratike. Mbushet katërvjeçari i mandatit dhe do të ketë garë. Zoti Berisha e ka thënë: “Ka garë, unë jam në garë, do të rikandidoj. Tani,...