Izraeli: Do të hapet pikëkalimi i Rafahut në ditët në vijim

Izraeli: Do të hapet pikëkalimi i Rafahut në ditët në vijim

Izraeli njoftoi për një hapje të pjesshme të pikëaklimit kufitar të Rafahut, që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Megjithatë, pikëkalimi do të hapet vetëm për palestinezët që duan të largohen nga territori. “Në përputhje me marrëveshjen e armëpushimin dhe nën udhëzimin e spektrit politik, pikëkalimi i Rafahut do të hapet në ditët në vijim ekskluzivisht për daljen e banorëve nga Rripi i Gazës për në Egjipt”, tha COGAT, që është autoritet përgjegjës për zbatimin e politikave izraelite në territoret palestineze. “Dalja e banorëve përmes pikëkalimit të Rafahut do të lehtësohet përmes koordinimit me Egjiptin, pas miratimeve të sigurisë të bëra nga Izraeli...