Vrasja e biznesmenit në Elbasan, disa persona nën sitën e dyshimeve si bashkëpunëtorë/ Publikohet fotoja e njërit prej të arrestuarve

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, disa persona nën sitën e dyshimeve si bashkëpunëtorë/ Publikohet fotoja e njërit prej të arrestuarve

Ky që shihni më lart është Nevzat Spaho, 29-vjeçari i arrestuar pas vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. I riu është personi i tretë i vënë në pranga, si i dyshuar i përfshirë në vrasje, teksa policia pritet të specifikojë rolin e secilit. Policia arrestoi të martën ortakun e viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor. Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nevzat Spaho Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për “Moskallëzim i krimit”. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si të përfshirë në vrasje gjithashtu....