Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Ndalon makinën, i shkon Mëhallës te xhami i ‘Range’, e vret dhe largohet i qetë. Momenti i ekzekutimit të biznesmenit në Elbasan
Ky është momenti i vrasjes së biznesmenit në Elbasan, Edmond Mëhalla. Siç shihet nga pamjet, autori ndalon makinën, zbret dhe i afrohet te makina e tij Mëhallës dhe e qëllon me armë.Më pas kthehet te makina e tij dhe pas disa sekondash largohet. Mjeti i autorit ishte pikërisht në pronësi të kompanisë së viktimës dhe ortakut të tij Xhino Ago. Policia arrestoi të martën ortakun e viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor. Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për “Moskallëzim i krimit”. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando...