Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
3 nga 10 fëmijë janë miopë, zbulohet shkaku
Në çdo 10 fëmijë që shkojnë për kontrollin e syve tek okulisti, 3 prej tyre rezultojnë me probleme të miopisë. Të gjithë nxënësit përpara fillimit të viti të ri shkollor janë të detyruar të bëjnë kontrollin e syve. Sipas mjekëve okulistë, ndonëse më parë ka pasur shumë fëmijë që vuanin nga hipermetropia, pra që shikonin më qartë objektet larg, tani fëmijët shfaqin më së shumti probleme me miopinë. “Pas futjes së pajisjeve dixhitale, si telefona, tablet filloi të ndryshonte edhe trendi i problemeve të syve te fëmijët. Nga hipermetropia ne konstatuam që në vizitat e fëmijëve, 2 deri në 3 fëmijë dilnin me miopi ose me astigmatizëm miopik. Me rritjen e trupit të fëmijës ndryshon edhe boshti i syrit dhe ndryshon dhe problematika për shkak të...