Fiton bindshëm 6-2, Dinamo shkatërron Tiranën në derbi

Fiton bindshëm 6-2, Dinamo shkatërron Tiranën në derbi

Derbi i kryeqytetit është mbyllur me një rezultat surprizues dhe të rëndë për Tiranën, e cila është mposhtur thellë 6-2 nga Dinamo. “Nëndetësja blu” zhvilloi njërën prej ndeshjeve më të mira të sezonit, duke dominuar bardheblutë në çdo repart dhe duke shënuar plot gjashtë herë. Kjo humbje e thellon edhe më shumë krizën që ka përfshirë Tiranën, ndërsa skuadra duket larg ritmit dhe identitetit të saj tradicional në derbit e kryeqytetit. Dinamo, në anën tjetër, konfirmon formën e mirë dhe rikthehet fuqishëm në garë, duke marrë tre pikë me shumë peshë si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë të klasifikimit.