Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjermania do të ndëshkojë personat që gënjejnë gjatë procesit të nënshtetësisë
Kushdo që ofron informacion të rremë apo të paplotë gjatë procesit të nënshtetësisë do t’i ndalohet që të bëhet shtetas gjerman për dhjetë vjet. Kështu thuhet në një amendament të një projektligji që përcakton vendet e sigurta të origjinës përmes një dekreti, që u miratua më 3 dhjetor nga Komisioni për Punë të Brendshme i Budestagut. Anëtarët e Komisionit nga grupi parlamentar konservator të Socialdemokratëve dhe të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, votuan në favor të versionit të modifikuar të projektligjit. Të Gjelbërit dhe të Majtët votuan kundër. Ndryshimi vjen si përgjigje ndaj hetimeve lidhur me shitjen e certifikatave të falsifikuara të gjuhës në disa lande gjermane. Projektligji, që do të diskutohet dhe votohet përfundimisht në seancën plenare të së premtes, tani...