Itali/ 49-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Ankona, në kërkim bashkëshorti i dënuar më parë për dhunë

Itali/ 49-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Ankona, në kërkim bashkëshorti i dënuar më parë për dhunë

Një grua 49-vjeçare është gjetur e vdekur në një banesë në Pianello Vallesina, një fshat i vogël i Monte Roberto në provincën Marke në Ankona. Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, viktima, Sadjide Muslija, një shqiptare nga Maqedonia e Veirut, dyshohet se është rrahur për vdekje. Ajo u gjet pa shenja jete në shtrat, me trauma dhe lëndime të dukshme në kokë. Policia u njoftua nga punëdhënësi i saj, pasi gruaja nuk ishte paraqitur në punë. I dyshuari kryesor, bashkëshorti i saj Nazif Muslija, gjithashtu shqiptar nga Maqedonia, aktualisht është i zhdukur dhe po kërkohet nga policia. Pavarësisht procedurave të ndarjes dhe një dënimi të mëparshëm për dhunë, ai ishte rikthyer të jetonte me viktimën. Në vendngjarje ndërhynë magjistrati i Prokurorisë së Ankonës, karabinierët e...