‘Janë turistë të mirë ‘/ Eksperti Maçi: Shqiptarët kur janë jashtë vendit nuk i kursejnë paratë, ja si i shpenzojnë

‘Janë turistë të mirë ‘/ Eksperti Maçi: Shqiptarët kur janë jashtë vendit nuk i kursejnë paratë, ja si i shpenzojnë

Kur kalojnë kufirin, shqiptarët duket se lënë pas çdo hezitim për të shpenzuar. Dëshira për të përjetuar një eksperiencë të re dhe për t'u shkëputur nga përditshmëria i shndërron ata në turistë idealë, me një buxhet të caktuar posaçërisht për t'u shijuar në maksimum. Eksperti i turizmit Leonard Maçi, i ftuar në 'KUSH PAGUAN' në SYRI TV u shpreh se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit planifikojnë me kujdes shpenzimet e tyre me qëllimin e qartë për të mos kursyer. Sipas Maçit, nga seancat e gjata të shopping-ut deri te darkat në restorante, çdo detaj është menduar. Kjo tendencë për të shpenzuar maksimalisht tregon se udhëtimi nuk shihet thjesht si një lëvizje fizike, por si një investim në kujtime dhe...