Paketa fiskale merr ‘ok’ në Komisione! PD: të përjashtohen ndërtimet. Braçe: Hapësirë për pastrim parash

Paketa fiskale merr ‘ok’ në Komisione! PD: të përjashtohen ndërtimet. Braçe: Hapësirë për pastrim parash

pamje nga komisioni TIRANË-Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale” nen për nen duke e kaluar në Kuvend për votim. Miratimi i 'Paqes Fiskale' nuk kaloi pa debate në Komision ku opozita, konkretisht deputeti Eno Bozdo kërkoi përjashtimin e sektorit të ndërtimit, pasi është i vështirë për t’u kontrolluar nga administrata tatimore dhe përfshirja e tij do të krijonte hapësira për abuzim dhe pastrim parash. Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiri, refuzoi amendimin e propozuar, duke theksuar se marrëveshja synon formalizimin e gjithë ekonomisë, pa përjashtime sektoriale. Sipas tij, ndërtimi mbetet një ndër sektorët me peshën më të konsiderueshme në ekonominë shqiptare. Ndërkohë edhe deputeti i PS-së Erion Braçe kërkoi që të vendosen kritere kontrolli në bashkëpunim me...