Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ngjarje tragjike në Itali, gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesë. Dyshime se u rrah për vdekje nga…
Gjendet e vdekur në banesë një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Viktima jetonte në një banesë në provincën e Ankonës në Itali, ku dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është në kërkim. Sipas informacioneve paraprake autori i dyshuar nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm. Viktima quhej Sadjide Muslija dhe gjatë vitit të fundit kishte raportuar disa herë për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, gjithashtu 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia. Alarmimi u bë nga punëdhënësi i gruas, pasi ajo nuk ishte paraqitur sot në punë. Më pas, forcat e karabinierisë ndërhynë në banesën e saj, ku e gjetën të shtrirë në shtrat, e vdekur dhe...