Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Spektakël në “Air Albania”, Dinamo tregon forcën ndaj Tiranës. Bardheblutë reagojnë në fund
3 Dhjetor 2025 20:23 Telesport Dinamo dhe Tirana po përballen në “Air Albania” për javën e 14-të në Abissnet Superiore. Pjesa e parë është mbyllur 3-1 për “Blutë”, të cilët vijnë pas 4 javëve pa fitore, tre barazime dhe një humbje. Dinamo gjeti golin që në minutën e 4-të, Dejvi Bregu kroson nga goditja e dënimit, Guindo dërgon me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 11-të, Eridon Qardaku ekzekuton një goditje dënimi perfekte dhe topi përfundon për herë të dytë në portën e mbrojtur nga Angelo Tafas. Në minutën e 25-të, ishte radha e Bregut për të gjetur rrjetën, vlonjati shënoi me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Nani. Në minutën e 39-të, Tirana reagon duke gjetur golin...