Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Pas 20 penalltive, Napoli mund Cagliari-n dhe siguron biletën për në çerekfinalen e Kupës së Italisë
3 Dhjetor 2025 20:37 Telesport Napoli është çerekfinalisti i tretë i Kupës së Italisë. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte eliminoi Napoli-n nga “ruleta ruse”, pasi koha e rregullt në “Diego Armando Maradona” u mbyll në barazim 1-1. Rezultati i takimit u zhbllokua në minutën e 28-të, ku Lorenzo Lucca shënoi me kokë, pas krosimit të marrë nga Antonio Vergara. SHIHGOLIN Sebastiano Esposito do të barazonte shifrat 1-1 në minutën e 67-të dhe koha e rregullt do të mbyllej barazim. SHIHGOLINTë dy ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku futbollistët e Napoli-t u treguan më të saktë, ku nga 10 penallti, gaboi vetëm David Neres. Për Cagliari-n gabuan dy futbollistë, Felici dhe në fund penalltia vendimtare e humbur nga Luvumbo. Napoli do të presë në...