Foltorja në Durrës, Salianji: I shërben PD-së dhe jo interesave personale (VIDEO)

Foltorja në Durrës, Salianji: I shërben PD-së dhe jo interesave personale (VIDEO)

Pas Foltores në Durrës, Ervin Salianji tha për Report Tv se takimi nuk i shërben asnjë interesi personal të askujt, por rienergjizimit të Partisë Demokratike. “Unë dua që PD të jetë parti e madhe dhe që njerëzit kanë sakrifikuar shumë. Unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë sakrifikuar financat, energjinë… Sot ishte e gjithë kupola e lartë e PD e zgjedhur me votë. Problemi i demokratëve dhe politika brenda PD-së është që askush nuk takon njerëz; kush takon njerëz, bën mirë”,- tha Salianji.