Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ish-kreu i FRPD Durrës: Mesazhet për të mos marrë pjesë në takim ishin gabim! Anëtarësia është shkëputur nga lidershipi
Artion Barjamaj, ish-kryetar i FRPD në Durrës, ka komentuar në emisionin Off the Record në A2 CNN zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike dhe takimin e gjerë të organizuar së fundmi me strukturat lokale. Ai e cilësoi aktivitetin si “një mbrëmje shumë të rëndësishme” me pjesëmarrje masive, duke theksuar se demokratët kërkojnë komunikim, jo përplasje. Barjamaj u shpreh se grupi organizator nuk po kërkon të fajësojë askënd, por synon të hapë një proces reflektimi brenda PD-së. “Ne duam të shikojmë çfarë është bërë mirë dhe çfarë jo, për të sjellë një parti demokratike kompetitive që jep shpresë”, tha ai. Edhe pse vetë nuk ka përjetuar presion për të mos marrë pjesë në takim, ai pranoi se mesazhe të tilla janë shpërndarë, duke i cilësuar ato...