Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Eksperiment që na ka rënduar si komb”, Frrok Çupi: Ja pse duhet rishikuar reforma në drejtësi
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se i ka ardhur koha që reforma në drejtësi duhet riparë. Ai theksoi se drejtësia ka mohuar vetveten në shumë raste te pjesa e procedurës. “ Kongresmeni amerikan thotë se ka ardhur koha për korrigjim. Është hera e parë që thuhet për reformën në drejtësie. Po patjetër. Mendoj se ka ardhur koha patjetër në disa drejtime. Ka ardhur, sepse u pa se çfarë ndodhi, e dyta ka ardhur se është maturuar mjaftueshëm si e mira dhe si e keqja. E treta ka ardhur momenti që askush nuk thotë mos e preknin drejtësinë, sepse organet e drejtësisë kanë prekur veten edhe kanë mohuar vetveten në shumë elementet të vet. Në radhë të parë kanë mohuar vetveten...