Boçi: Rama dhe Mogherini përlanë 22 mln euro dhe anashkaluan vendimin e KKT të 2013-ës

Boçi: Rama dhe Mogherini përlanë 22 mln euro dhe anashkaluan vendimin e KKT të 2013-ës

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ndaj arrestimit në Bruksel të ish-shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e akuzuar për shpërdorim fondesh dhe ndikim të paligjshëm. Përmes një postimi në Facebook, Boçi e ka cilësuar këtë ngjarje si një tjetër provë të korrupsionit që, sipas tij, lidh drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama me aferën e Kolegjit të Europës në Tiranë. Sipas Boçit, Rama dhe Mogherini kanë përfituar 22 milionë euro përmes projektit të kampusit universitar, i cili u hartua në vitin 2019 nga vetë Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, duke anashkaluar projektin e miratuar më parë nga qeveria e Sali Berishës në vitin 2013. Reagimi Ata kanë shkelur ligjin dhe kanë anashkaluar dhe vendimin e KKT të 2013 dhe projektin e...