Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak

Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak

Një fëmijë afërsisht njëvjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një çerdhe në Parma të Italisë. Sipas raportimeve, fëmija pësoi një atak kardiak gjatë gjumit të pasdites. Pas përpjekjeve fillestare për ta kthyer në jetë, ai u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë, ndërsa hetimi është duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit. “Jemi të tronditur nga ajo që ndodhi. Një jetë e re e ndërprerë kaq papritur është zemërthyer dhe na lë pa fjalë”, u shpreh kryebashkiakja, Michele Guerra. “Ne qëndrojmë me familjen në këtë moment pikëllimi të thellë dhe jemi pranë stafin e çerdhes dhe familjeve Brucoverde në këtë kohë të tmerrshme”, përfundoi ajo. Top Channel