Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Droga, vendimarrëse kryesore’/ Berisha: Karteli i Troplinëve, pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me emërimin e Xheni Beqaj si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit nga kryeministri Edi Rama. ‘Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!’, shkruan Berisha në Facebook. Postimi i plotë: Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit! Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!