Rakuni i dehur ‘sulmon’ dyqanin e pijeve në SHBA, humb ndjenjat në dysheme

Rakuni i dehur ‘sulmon’ dyqanin e pijeve në SHBA, humb ndjenjat në dysheme

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin amerikan të Virxhinias, ku stafi i një dyqani pijesh u përball me një “vizitor” të papritur. Të shtunën në mëngjes, punonjësit e dyqanit “ABC” në qytetin Ashland zbuluan se lokali ishte thyer gjatë natës nga një rakun i dehur. Po, e lexuat mirë, një rakun i dehur! Kafsha, e njohur shpesh si “banditi me maskë”, u gjet e shtrirë pa ndjenja në tualet, mes WC-së dhe koshit të plehrave, pasi kishte konsumuar pije alkoolike nga raftet e poshtme. Oficerja e kontrollit të kafshëve, Samantha Martin, e mori “të dyshuarin” në mbrojtje, duke e transportuar në Qendrën e Mbrojtjes së Kafshëve të Qarkut Hanover. Pas disa orësh gjumë dhe pa asnjë lëndim serioz, rakuni u lirua i sigurt...