“Militanti demokrat lufton, por nuk dëgjohet”/ Salianji kritikon Berishën: Duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç janë

“Militanti demokrat lufton, por nuk dëgjohet”/ Salianji kritikon Berishën: Duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç janë

Ish-deputet i PD, Ervin Salianji, theksoi se militantët demokratë luftojnë por sipas tij, nuk dëgjohen. Ai tha se 7 muaj pas zgjedhjeve nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi dhe asnjë takim mes strukturave. “Na kanë gryer shpirtin, e di zhgënjimin, harresën dhe i di problemet nga listat e mbyllura. Kam reaguar dhe nga burgu. I di një pjesë të aleatëve pa peshë. Largimin nga realiteti i njerëzve. Mungesën e shpresës, mosdhënien e llogarisë dhe mosmbajtjen e takimeve e 7 muaj pas zgjedhjeve, dhe asnjë përgjegjësi. E ndiej dhimbjen e militantëve, që lufton por nuk dëgjohet. Demokratë janë lodhur, dhe kjo është  vërteta he ne nuk duhet të ketë frikë që ti themi të vërtetat ashtu siç janë.”, tha Salianji.