Tragjedi e dyfishtë/ Babë e bir humbin jetën në Tropojë, zbulohet arsyeja

Tragjedi e dyfishtë/ Babë e bir humbin jetën në Tropojë, zbulohet arsyeja

Komuniteti i Nikaj-Mërturit në Tropojë është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku familja Qokaj ka humbur dy anëtarë të saj brenda vetëm një dite. Fillimisht, 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj u nda nga jeta, një humbje e rëndë për familjen dhe banorët e zonës. Lajmin e ka bërë të ditur i biri, Besnik Qokaj, i cili një ditë më parë kishte kërkuar publikimin e njoftimit mortor për të atin. Por vetëm pak orë më vonë, komuniteti u përball me një tjetër lajm tragjik. Edhe vetë Besniku ndërroi jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Vdekja e tij e papritur ka shtuar edhe më shumë dhimbjen e familjes, e cila brenda një periudhe shumë të shkurtër humbi dy prej njerëzve më të afërt. Komuniteti lokal...