Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
E rëndë në Itali! 50-vjeçarja shqiptare gjendet pa shenja jete në banesë, dyshohet se u vra nga bashkëshorti (Emrat)
Një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në banesën e saj në provincën e Ankonës, Itali. Dyshohet se ajo është dhunuar për vdekje nga bashkëshorti, i cili aktualisht është në kërkim nga autoritetet. Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm. Viktima është identifikuar si Sadjide Muslija. Gjatë vitit të fundit ajo kishte raportuar disa herë raste dhune nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, 50 vjeç, po ashtu me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Alarmi u dha nga punëdhënësi i saj, pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë. Policia ndërhyri në banesë, ku e gjeti të shtrirë në shtrat, me shenja dhune. 50-vjeçari ishte arrestuar edhe në prill pas një episodi...