“Pezullimi i Ballukut, me pasoja”, Rama: Janë bllokuar fluturimet me Kanadanë si dhe 18 akte për rindërtimin

“Pezullimi i Ballukut, me pasoja”, Rama: Janë bllokuar fluturimet me Kanadanë si dhe 18 akte për rindërtimin

Në reagimin e tij të radhës për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama numëroi vendimet që po presin firmën e ministres së infrastrukturës e që, për shkak të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nuk miratohen dot. Mes vendimesh, sipas Ramës, është edhe nisja e fluturimeve ajrore mes Shqipërisë e Kanadasë. “Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe  pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik: Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes...