Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Saraçi: Reforma në Drejtësi është politizuar dhe ka prodhuar pasoja të rënda për sistemin
Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, ngriti një sërë kritikash ndaj mënyrës si është konceptuar dhe zbatuar reforma në drejtësi në emisionin ‘Task-Forcë’ me Sonila Meçon , duke e cilësuar atë të politizuar dhe të mbushur me ndikime të jashtme. Ai përmendi figurat e përfolura që, sipas tij, janë paraqitur si ekspertë gjatë procesit, si dhe organizatat që kanë përfituar fonde të mëdha për reduktimin e stokut të dosjeve, rezultatet e të cilave, sipas tij, jo vetëm që nuk u arritën, por u përkeqësuan. Saraçi theksoi gjithashtu problemet e krijuara nga mbyllja e gjykatave, procesi selektiv i vetingut dhe politizimin e Shkollës së Magjistraturës, duke paralajmëruar se këto zhvillime mund të lënë pasoja afatgjata në sistemin shqiptar të drejtësisë. Romir Saraçi: Në atë kohë, kur...