Britani/ Djali i një oficeri policie shqiptar dënohet me burg pasi u kap me drogë

Britani/ Djali i një oficeri policie shqiptar dënohet me burg pasi u kap me drogë

Martin Makarjadhi, banues në Broadlands, Netherfield, Milton Keynes, u dënua me burg pasi u paraqit para Gjykatës së Kurorës në Oksford të martën, më 2 dhjetor. 20-vjeçari pranoi akuzat për posedim me qëllim shpërndarjeje të lëndëve narkotike të klasit A, konkretisht kokainë, përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike të klasit B, kanabis, si dhe drejtim automjeti pa sigurim të detyrueshëm. Sipas gjykatës, Makarjadhi kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe po punonte për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh. Personat që i kishin siguruar pasaportën e detyronin të merrej me shitje droge. Prokurorja Kelly Purcell-Chandler deklaroi se i riu u pikas nga policia më 29 tetor në Kingsclere Road, Bicester, ndërsa po drejtonte një makinë. Nga automjeti zbriti një përdorues i njohur...