Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Çfarë fshihet pas bumit të bizneseve të reja që trumbeton Qeveria?
Mbi 11 mijë biznese të reja u regjistruan në Kosovë nga janari deri në tetor të këtij viti – një shifër kjo që nga Qeveria në detyrë shihet si sinjal i gjallërisë ekonomike. Për ekspertët, megjithatë, numrat nuk tregojnë gjithë rrëfimin. Rritja e ekonomisë, sipas tyre, nuk matet me sa biznese hapen, por me sa prodhohet, sa shitet dhe sa eksportohet. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e përshkroi këtë trend si “tregues të shëndetit të mirë të ekonomisë”. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke shpërndarë të njëjtin mesazh, tha se gjatë mandatit të tyre “numri i bizneseve të reja të regjistruara është ngritur vit pas viti”, duke e paraqitur këtë si dëshmi të një ekonomie në zgjerim. Por, njohësit e fushës së...