Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Peleshi pret Ambasadorin e BE-së/ Takim për fuqizimin e Kuvendit
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi ka ndarë pamje nga takimi, teksa thekson se edhe fillimin e zbatimit të programit mbi fuqizimin dhe rritjen e performancës së Kuvendit. “Sot me ambasadorin Silvio Gonzato për fillimin e zbatimit të programit mbi fuqizimin dhe rritjen e performancës së Kuvendit në procesin legjislativ, mbikqyrjen dhe transparencën parlamentare. Programi fokusohet gjithashtu në forcimin e lidershipit të Kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE dhe zgjerimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile, median, grupet e interesit dhe qytetarët. Në përfundim të kësaj legjislature, Kuvendi i Shqipërisë synon të arrijë standardet e një parlamenti të vendit anëtar të Bashkimit Europian”,-shkruan Peleshi.