“Për të pastruar ujin e ndenjur…”/ Anëtar i FRPD në Durrës: PD, ka nevojë për ristrukturim

“Për të pastruar ujin e ndenjur…”/ Anëtar i FRPD në Durrës: PD, ka nevojë për ristrukturim

19-vjecari nga Durrësi, anëtar i FRPD, Oresti Berberi, theksoi se PD ka nevojë për ristrukturim. Ai tha se për të pastruar ujin e ndenjur brenda partisë, ndryshimi duhet të nisë nga qelizat më të vogla deri tek më të mëdhaja. “Kjo sallë këtu përgjatë 2025 ishte vështirë të mbushej kur kjo sallë është plote këtu dhe ka njerëz që nuk kanë hyrë ende, kjo më tregon që këtu ka akoma shpresë për ndryshmi. Ka akoma shpresë për fitore, për PD për shqiptarët për Durrësin. Për të gjitha ata që e duan PD forcë fituese. Dhe që duan pushtetin për PD, që ti japë Shqipërisë shansin e saj më e mirë. Unë kam thënë dhe e them PD ka nevojë për hapje. PD ka nevojë për...