Mbrëmje e ‘zjarrtë’ për Dolcen në GF, nis flirti i njërit nga djemtë

Mbrëmje e ‘zjarrtë’ për Dolcen në GF, nis flirti i njërit nga djemtë

Banorja shqiptare Dolce ka pushtuar titujt e mediave rozë në Itali dhe Shqipëri, pasi veprimet e saj brenda shtëpisë më të famshme italiane kanë tërhequr vëmendje të madhe. Që nga e hëna, kur u bashkua me programin në kuadër të shkëmbimit, Dolce ka qenë objekt i komenteve dhe spekulimeve të ndryshme, sidomos pas mohimit të saj të ndonjë lidhjeje me Edin e Big Brother VIP Kosova. Megjithatë, duket se sharmi i Dolces ka filluar të ndikojë tek banorët e tjerë. Mbrëmja e djeshme solli një moment të nxehtë kur Domenico, një nga konkurrentët italianë, improvizoi një performancë tërësisht të dedikuar për të. Ai realizoi një “striptease” sensuale, ku kulmi i momentit ishte kur zhveshi bluzën dhe ia hodhi Dolces, duke krijuar një situatë mjaft provokuese...