VIDEO/ Teuta-Elbasani, spektakël pa gola, ja si rënditen skuadrat

VIDEO/ Teuta-Elbasani, spektakël pa gola, ja si rënditen skuadrat

Këtë të mërkurë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 14-të të Superiores. Barazim pa gola mes Teutës dhe Elbasanit, me skuadrat që në fund ndanë pikët. Në pjesën e parë pati disa raste, por mungoi finalizimi. Në fillimin e pjesës së dytë, në “Niko Dovana” u fikën dritat dhe për rifillimin e sfidës u deshën të kalonin 6 minuta për rregullimin e sistemit të ndriçimit. Në kohën shtesë, durrsakët reklamuan penallti për një prekje me dorë, por nuk ishte në të njëjtin mendim arbitri.   Në takimin tjetër, Partizani fitoi 1-0 ndaj Bylis, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.