Po më shkelen të drejtat kushtetuese’/ Meta – GJKKO-së: Të mos mbahem në kafaz gjatë seancave gjyqësore

Po më shkelen të drejtat kushtetuese’/ Meta – GJKKO-së: Të mos mbahem në kafaz gjatë seancave gjyqësore

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka paraqitur një kërkesë drejtuar GJKKO-së në lidhje me trajtimin e klientit të tij, duke pretenduar se atij i janë shkelur të drejtat kushtetuese, ndërsa ka kërkuar ndërprerjen e vendosjes së tij në kafaz hekuri apo kabinë xhami gjatë seancave gjyqësore. Në kërkesë thuhet se ky trajtim i Metës e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave, krijon perceptimin e rrezikshmërisë dhe “fajësisë së paracaktuar” dhe ia pamundëson komunikimin e lirë, konfidencial dhe të menjëhershëm me avokatin; e trajton si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës.       KËRKESË: Ilir METAJ, i biri Rexhepit, dhe Fiqiretes, dtl 24 mars 1969, lindur në Çepan, Skrapar, me adresë banimi Tiranë, Rr, “Vaso...