Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Kongresi i SHBA: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri u zhvilluan nën presion politik
Kongresi i SHBA: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri u zhvilluan nën presion politik Në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, studiuesi i çështjeve të Ballkanit, Eduard Joseph, ngriti shqetësime të forta për gjendjen e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. Ai iu referua edhe raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, të cilin e quajti “një dëshmi të qartë të farsës elektorale” që, sipas tij, cënon parimet bazë të konkurrencës së ndershme. “Raporti i ODIHR dokumenton intimidime, keqpërdorim të burimeve publike, presion ndaj punonjësve të administratës, blerje votash dhe probleme me fshehtësinë e votimit,” tha Joseph. Ai foli edhe për rënien e pluralizmit politik dhe përndjekjen e liderëve të opozitës, duke përmendur rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha. “Ka arrestime dhe ndjekje penale...