Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tragjedi në Francë! Makina del nga rruga dhe bie në pishinë, humbin jetën 3 adoleshentët
Një aksident ka tronditur Francën jugore, ku tre adoleshentë humbën jetën këtë të mërkurë. Sipas mediave të huaja, automjeti me të cilin udhëtonin adoleshentët doli nga rruga, u përplas me një mur dhe përfundoi në pishinën e një banese private. Të rinjtë, të moshave 14, 15 dhe 19 vjeç, nuk mundën të hapnin dyert e makinës dhe u mbytën, pasi automjeti u përmbys në ujë dhe zhytej plotësisht. Ngjarja ndodhi gjatë një nate me reshje të dendura shiu, që dyshohet se kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të makinës. Prokurori e përshkroi skenën si “kulin e tmerrit”, duke theksuar se nuk ishte përplasja ajo që u mori jetën të rinjve, por pamundësia për të dalë nga makina e kthyer përmbys në ujë të akullt. “Ata...