Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Ushtria e Gjermanisë ka vënë në funksion pjesën e parë të një sistemi të mbrojtjes kundër raketave balistike në vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh, me qëllim që të mbrohet më mirë Evropa në një kohë kur tensionet janë të larta me Rusinë. Sistemi Arrow (Shigjeta), i prodhuar në Izrael dhe i zhvilluar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, do të jetë pjesë e nismës së gjerë Mburoja e Qiellit Evropian, që u lansua pak pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që ngriti shqetësimet për boshllëqet e mundshme në mbrojtjen ajrore të vendeve evropiane të NATO-s. “Për herë të parë po fitojmë aftësinë për paralajmërim të hershëm dhe mbrojtje kundër raketave balistike me rreze të gjatë veprimi për popullsinë dhe infrastrukturën...