Bisedimet për paqen në Ukrainë, sekretari i Kombeve të Bashkuara, Guterres: Mos harroni parimet e së drejtës ndërkombëtare

Bisedimet për paqen në Ukrainë, sekretari i Kombeve të Bashkuara, Guterres: Mos harroni parimet e së drejtës ndërkombëtare

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje atyre që janë të përfshirë në bisedimet e paqes në Ukrainë të mos harrojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare, ndërsa debati mbi territorin vazhdon. “Së pari, ishte Rusia ajo që pushtoi Ukrainën, jo e kundërta. Dhe së dyti, kur e shohim konfliktin, zgjidhja e konfliktit duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, që do të thotë respekt për integritetin territorial të shteteve”, thotë Guterres në një intervistë për Reuters. Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia është dënuar dhe shpallur i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Megjithatë, Putini pretendon se ato tani janë territor rus. “Shkelja e këtyre rregullave është jashtëzakonisht e rrezikshme sepse kudo në botë njerëzit do të ndiejnë se mund të...