Abuzime në tendera me vlerë mln euro, drejtoresha e AKSHI del nga SPAK pas 3 orësh, hesht për mediat

Abuzime në tendera me vlerë mln euro, drejtoresha e AKSHI del nga SPAK pas 3 orësh, hesht për mediat

Mirlinda Karçanaj TIRANË-Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj ka lënë ambjentet e SPAK pas tre orësh. Në dalje nga ambjetet e Prokurorisë së Posaçme, Karçanaj nuk ka dhënë asnjë detaj për mediat, duke mos zbuluar detaje nga hetimi. Karçanaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.  Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kriteret e këtyre tenderave janë hartuar në mënyrë të tillë që t’i favorizonin kompanitë që garonin, duke u krijuar mundësinë të fitonin kontrata me miliona euro. Gjatë dy javëve të...