Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Misteret e jetës së Pjetër Marubit: Erdhi nga Italia në Shkodër dhe u bë fotograf
Të gjithë kanë kuriozitet për vendin se ku u bë fotograf i madhi Pjetër Marubi dhe padyshim këtë dhe shumë “sekrete” i ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, drejtori i Muzeut Fotografik “Marubi”, Luçian Bedeni. Ky i fundit, kohë më parë, është ndalur në detaje, duke treguar gjithçka nga ardhja e Marubit për herë të parë në Shqipëri, më konkretisht në Shkodër dhe deri te ndihma që i dhanë dy djemtë e kopshtarit për t’u bërë fotograf. “Nëse të gjithë ne e kemi ditur që Pjetër Marubi e nis rrugëtimin e tij duke mbërritur në Vlorë dhe më pas në Durrës, pas Durrësit, ai vjen dhe vendoset në Shkodër, ai nuk vjen nëpërmjet Korfuzit. Ka të dhëna të reja që të çojnë...