Haçkaj: Është koha që shqiptarët të çlirohen nga kompleksi ndaj të huajve dhe të kërkojnë llogari vetë

Haçkaj: Është koha që shqiptarët të çlirohen nga kompleksi ndaj të huajve dhe të kërkojnë llogari vetë

Florian Haçkaj, bashkë-president i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, në një intervistë në SYRI TV, theksoi se një nga qasjet që diaspora për “Shqipërinë e Lirë” ka ndjekur që në fillim ka qenë vënia para përgjegjësisë e eurodeputetëve dhe zyrtarëve të BE-së që ndikojnë në proceset politike shqiptare. Ai argumentoi se shpesh realiteti i korrupsionit dhe problematikave të brendshme nuk pasqyrohet në raportet europiane, ndërsa diaspora ka tentuar ta ndryshojë këtë duke përdorur kanalet institucionale dhe peshën e shtetësive të dyfishta. Haçkaj tha se shqiptarët duhet të çlirohen nga kompleksi i inferioritetit ndaj deklarimeve të të huajve, duke i dhënë më shumë vlerë argumentit dhe zërit të tyre. Sipas Haçkajt, ndryshimi i vërtetë nis vetëm kur shqiptarët vendosin integritetin, vetëvlerësimin dhe përgjegjësinë para çdo...