Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ekspertët e teknologjisë: Ekstremistët mund të përdorin AI për të krijuar armë biologjike të afta të shkaktojnë pandemi të ardhshme
Më herët këtë vit, disa nga ekspertët më të mirë të teknologjisë dhe kundër-terrorizmit në botë u takuan për të punuar mbi një skenar hipotetik: një pandemi globale e shkaktuar nga një lloj i ri enterovirusi i krijuar qëllimisht nga një grup ekstremist duke përdorur inteligjencën artificiale (IA). Skenari mund të tingëllojë si komploti i një romani fantastiko-shkencor, por është plotësisht i besueshëm në vitet e ardhshme, sipas grupit prej 14 ekspertësh që u takuan për të diskutuar mbrojtjet e inteligjencës artificiale për shkencat e jetës. Ekspertët e gjetën pandeminë imagjinare – e cila parashikonte 850 milionë raste dhe 60 milionë vdekje në të gjithë botën – “thellësisht shqetësuese dhe të denjë për veprime afatshkurtra për ta parandaluar”, sipas një raporti mbi diskutimet e grupit....