Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gonxhja takim me Bankën Botërore/ Zhvillimi i qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit në Shqipëri
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot një takikm me Me Bankën Botërore. Përmes një postimi në Facebook, Gonxhja bën me dije se synim i takimit ishte bashkëpunimi strategjik në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit në Shqipëri. Ministri tha se në takim u diskutua ndër të tjera mbi standardizimin e destinacioneve natyrore, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe infrastrukturës kritike në zonat turistike, forcimin e strukturave të menaxhimit të destinacioneve (DMO), ngritjen e një sistemi kombëtar të të dhënave të turizmit dhe avancimin e ndërlidhjes rajonale, si komponentë kyç për rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë në sektor. Postimi i plotë i ministrit Me Bankën Botërore zhvilluam një takim të rëndësishëm pune, me synimin për të thelluar bashkëpunimin strategjik...