Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO- Donald Trump përgjumet sërish gjatë raportimit të ministrave në mbledhjen e kabinetit
Në mbledhjen e së martës me anëtarët e kabinetit të tij, ku solli sërish në kujtesë nofkën “Sleepy Joe”, në shqip “i përgjumuri Xho”, për ironi të fatit, Donald Trump u duk shumë i përgjumur. Rastet nuk ishin të pakta kur kamerat e dhomës së Shtëpisë së Bardhë, ku u mbajt mbledhja, fiksuan momentet kur shefit të Shtëpisë së Bardhë i mbylleshin sytë, teksa sekretarët e administratës raportonin. Mbledhja e gjatë, që arriti gati 3 orë, ritmi intensiv i punës, por edhe 79 vitet mbi supe, mund të kenë ndikuar që lodhja ta mbërthente presidentin amerikan mbi tavolinën e punës. Megjithatë, ka ndodhur edhe herë të tjera që Trump është përgjumur në zyrë; rasti më i fundit ishte më 6 nëntor në zyrën e tij,...