“Nuk mbledh Këshillin për të diskutuar disfatën në zgjedhje!”/ Aulon Kalaja kritika Berishës: Duhet analizë në PD

“Nuk mbledh Këshillin për të diskutuar disfatën në zgjedhje!”/ Aulon Kalaja kritika Berishës: Duhet analizë në PD

Mungesa e hapësirave brenda Partisë Demokratike për të diskutuar për disfatën e 11 majit, bëri që Ervin Salianji dhe më të votuarit të mblidheshin në një takim që ka trazuar situatën në Partinë Demokratike. Mes këtij grupi ishte edhe ish-kandidati Aulon Kalaja i cili në një intervistë për Report Tv kritikon kreun e PD, Sali Berisha se nuk ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të diskutuar për humbjen e 11 majit.  Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Kalaja tha se një ndër shqetësimet që ai ka ngritur në takim ishte Kodi Zgjedhor, për të cilin thotë se duhet ndryshuar.  “Do ta quaja forum, jo parti të re, as lëvizje. As fraksion nuk mund ta quaj. Jam munduar që PD me idetë e mia ta kthej më djathtas duke besuar...