Çështja Balluku/ Gjykata Kushtetuese shtyn sërish datën e shqyrtimit: Çështje komplekse

Çështja Balluku/ Gjykata Kushtetuese shtyn sërish datën e shqyrtimit: Çështje komplekse

Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije se është shtyrë mbledhja e gjyqtarëve që do të mbahej këtë të enjte. Përmes një njoftimi Gjykata Kushtetuese thekson se mbledhja do të mbahet në datën 12.12.2025. Kjo sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj. “Në vijim të njoftimeve të mëparshme për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të...