Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, masë sigurie e caktuar nga Gjykata e Posaçme. Kreu i qeverisë argumenton teknikisht se përse Gjykata Kushtetuese duhet të pranojë ankimimin e masës së caktuar nga GJKKO-ja, nga Këshilli i Ministrave. Në një postim në rrjetin social “X”, kryeministri shkruan se sot kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Por sipas kreut të qeverisë kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep Belinda Ballukut si ministre...