Aksident në Koplik, përplasen 2 makina, lëndohen 4 persona

Aksident në Koplik, përplasen 2 makina, lëndohen 4 persona

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në dalje të qytetit të Koplikut. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se nga përplasja e 2 mjeteve, kanë mbetur të lënduar 4 persona, 2 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët. Të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G.,  është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv