Puthjet janë të mira për shëndetin: ja si ndikojnë në trupin tuaj

Puthjet janë të mira për shëndetin: ja si ndikojnë në trupin tuaj

Puthjet nuk janë vetëm një shprehje e dashurisë, por edhe një mënyrë e natyrshme për të përmirësuar shëndetin. Sipas ekspertëve, shkëmbimi i pështymës funksionon si një “mini-vaksinë” për sistemin imunitar, duke stërvitur trupin për të përballuar bakteret e reja që mund të përballojë në përditshmëri. Puthjet aktivizojnë rreth 30 muskuj të fytyrës, gjë që jo vetëm përmirëson tonin e lëkurës, por gjithashtu ndihmon në rritjen e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes. Ekspertët i konsiderojnë ato një lloj mini-trajnimi kardio, që ndihmon trupin të qëndrojë aktiv dhe në formë. Por përfitimet nuk ndalen këtu. Puthjet rrisin prodhimin e pështymës, një element thelbësor për pastrimin natyral të gojës. Kjo ndihmon në forçimin e smaltit të dhëmbëve dhe luftimin e baktereve të dëmshme, duke kontribuar në shëndetin oral....