Përplasen dy makina në Koplik, katër të lënduar dërgohen në spital

Përplasen dy makina në Koplik, katër të lënduar dërgohen në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në dalje të qytetit të Koplikut, ku dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar disa të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 dhe ka përfshirë automjetin që drejtohej nga shtetasi N. G. dhe mjetin tjetër me drejtuese shtetasen E. L. Si pasojë, janë plagosur të dy drejtuesit, si edhe pasagjerët L. S. dhe R. S., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G.,  është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen...