Kursi i Euros prek minimumin e ri historik, kap vlerën e 96.59 lekëve, ja faktorët që ndikuan

Kursi i Euros prek minimumin e ri historik, kap vlerën e 96.59 lekëve, ja faktorët që ndikuan

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur muajin dhjetor me një rënie të lehtë. Madje, ditën e mërkurë kursi shënuar një minimum të ri historik, duke prekur nivelin e 96.59 lekëve. Kjo vlerë përfaqëson një rënie shumë të lehtë nga minimumi i mëparshëm prej 96.6 lekësh, që ishte regjistruar në tetor të këtij viti. Ecuria e kursit ka treguar se presionet zhvlerësuese mbi monedhën e përbashkët europiane kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2025. Agjentët e tregut valutor e shpjegojnë këtë tendencë me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane në tregun valutor. Kjo tendencë është theksuar veçanërisht pas tremujorit të tretë të vitit. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, vëllimi i tregtimeve valutore u rrit me 24.4% krahasuar me tremujorin e tretë të...