Shqiptarët paguajnë më shumë për sigurimin e makinës, kompanitë arkëtojnë 13.9 miliardë lekë

Shqiptarët paguajnë më shumë për sigurimin e makinës, kompanitë arkëtojnë 13.9 miliardë lekë

Të ardhurat e kompanive të sigurimit nga paratë që japin shqiptarët për sigurimin e makinës arritën në 13.9 miliardë lekë në fund të dhjetëmujorit. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se kompanitë kanë arkëtuar gati 13% më shumë prime se vitin e kaluar. Shumica e të ardhurave vijnë nga sigurimi MTPL e brendshme, ndërsa sigurimi kufitar dhe ai me karton jeshil zënë një peshë më të vogël. Konkretisht, sigurimi MTPL e brendshme, pra sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore apo shëndetësore, në janar-tetor 2025 pati një rritje me gati 14%, duke e çuar kështu totalin e primeve të shkruara bruto...